Policia në Korçë ka zhvilluar kontrolle të rrepta në lokale, bare, restorante dhe “fast food”-e.
Forcat e komisariatit të qytetit juglindor kanë vendosur paraditen e sotme gjoba ndaj subjekteve që kanë shkelur rregullat e distancimit social.
Deri më tani janë vendosur 10 masa administrative me vlerë 100 milionë lekë të vjetra. Ndër të tjera, policia ka këshilluar subjektet të respektojnë masat e vendosura nga Ministria e Shëndetësisë.
Edhe në qytete të tjera, policia u ka bërë apel qytetarëve dhe bizneseve që të zbatojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë. (A2 Televizion)