All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Sherr brenda koalicionit, kryeministri letonez jep dorëheqjen

Nga A2 CNN
14 Gusht 2023, 17:29 | Bota
Sherr brenda koalicionit, kryeministri letonez jep dorëheqjen
All - Paragraf - 1

Kryeministri letonez, Krisjanis Karins ka dhënë dorëheqjen këtë të hënë, duke fajësuar raportet jo shumë të mira mes partive në koalicion. Ai fajësoi partnerët e koalicionit "se bllokojnë punën për prosperitet dhe rritje ekonomike".

“Këtë të enjte do t'ia paraqes presidentit dorëheqjen time dhe të këtij kabineti”, tha ai në një konferencë për shtyp.

All - Paragraf - 3

Partia e qendrës së djathtë të Unitetit të Karins fitoi zgjedhjet kombëtare në tetor 2022, duke fituar 26 nga 100 vendet në një parlament, ku përfaqësohen shtatë parti.

Partia e Karins qeveriste vendin e Bashkimit Evropian prej 1.9 milionë banorësh, me mbështetjen e Aleancës Kombëtare konservatore dhe Listës së Bashkuar të partive më të vogla duke i dhënë atij një shumicë të ngushtë parlamentare.

Krahas fqinjëve të saj baltik, Lituanisë dhe Estonisë, Letonia është zëri kryesor në shtytjen e Bashkimit Evropian dhe NATO-s për të rritur presionin ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos