Teuta mund pastër Skënderbeun dhe ngjitet në vendin e dytë

Nga A2 CNN
12 Shkurt 2021, 18:18 | Futboll
Teuta mund pastër Skënderbeun dhe ngjitet në vendin e dytë

Teuta ka fituar ndaj Skënderbeut me rezultatin e pastër 2-0 dhe ngjitet përkohësisht në vendin e dytë të renditjes.

Goli i parë për durrsakët u shënua nga Vila, në minutën e 32-të të ndeshjes.

Goli i sigurisë u shënua vetëm në sekondat e fundit të takimit, kur Karabeci shënoi me një goditje dënimi spektakolare.

Me këtë humbje, Skënderbeu mbetet në vendin e fundit të klasifikimit, me 12 pikë.

Pas 18 javësh të luajtura, Kategoria Superiore sheh të ndara grupin e skuadrave që luftojnë për titull, atë që kërkon t’i shpëtojë rënies dhe pjesën tjetër që objektiv konkret ka një vend në Kupat e Evropës.

Dy prej këtyre skuadrave janë Tirana dhe Kukësi, që ndeshen në kryeqytet, ndërkohë që sfida vë përballë edhe trajnerin e bardhebluve Orges Shehin, me Mirel Josën, trajnerin me të cilin ka patur një të kaluar të suksesshme në radhët e Skënderbeut.

Me rëndësi është edhe dueli në Shkodër, mes Vllanzisë dhe Apolonisë. Kryesuesit e kampionatit kërkojnë të hedhin sa më shpejt pas krahëve humbjen që rihapi kampionatin përballë Laçit.

Në takimet e tjera, Partizani kërkon fitoren ndaj Kastriotit për të qëndruar pranë vendit të parë. Laçi i është afruar gjithashtu ndjeshëm kreut, ndërsa këtë të shtunë luan kundër Bylisit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos