
Duket e paimagjinueshme, por një ankand për lojën e futbollit Fantacalcio në Itali, ka përfunduar me një 15-vjeçar të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Ponticelli të Napolit dhe i akuzuar për ngjarjen është një 16-vjeçar, që është arrestuar nga policia. Ishin disa të rinj që morën pjesë në ankandin që ndodhi në rrugën Eduardo Scarpetta.
Mosmarrëveshja mes adoleshentëve shpërtheu në momentin kur do të blinin futbollistët për ekipet e tyre në lojën e famshme online të Seria A.
15-vjeçari është goditur me thikë dhe është transportuar me urgjencë në Ospedale del Mare, ku mjekët sqarojnë se ai rrezikon të presë këmbën e prekur. (A2 Televizion)