Sherr si gjelat me Medelin, Messi e mbyll me karton të kuq Kupën e Amerikës

Nga A2 CNN
6 Korrik 2019, 22:30 | Futboll
Sherr si gjelat me Medelin, Messi e mbyll me karton të kuq Kupën e

Leo Messi e ka mbyllur Kupën e Amerikës me një ndëshkim me karton të kuq.

Kjo është hera e dytë që ylli i Argjentinës përjashtohet nga loja me kombëtaren. Më parë kishte ndodhur në ndeshjen Hungari-Argjentinë, në vitin 2005.

Gjatë finales për vendin e tretë kundër Kilit, ylli i Barcelonës u përfshi në një sherr me Gary Medel dhe arbitri i ndeshjes i ndëshkoi të dy me karton të kuq.

Gjithçka ndodhi pranë vijës fundore, kur Medel po mbronte topin dhe Messi e shtyu. Ish-mesfushori i Interit u kthye dhe i dha një shikim vrastar Messit, i cili ia ktheu me të njëjtën monedhë.

Më pas, të dy futbollistët nisën të shtyheshin dhe të godisnin njëri-tjetrin me shpatull, derisa gjyqtari i tregoi të kuqin. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=QdWs8AHOgtk

A2 CNN Livestream

Latest Videos