Shfaqet në Irak pllaka 2800-vjeçare e gurit, e kthyer nga Italia

Nga A2 CNN
19 Qershor 2023, 09:57 | Lifestyle
Shfaqet në Irak pllaka 2800-vjeçare e gurit, e kthyer nga Italia

Një pllakë guri 2800-vjeçare është shfaqur në Irak, pasi u kthye nga Italia pas gati katër dekadash. Artefakti është i gdhendur me tekst të plotë kuneiform, një sistem shkrimi në argjilë në një alfabet të lashtë babilonas.

Autoritetet italiane ia dorëzuan atë presidentit të Irakut, Abdul Latif Rashid, në qytetin e Bolonjës, javën e kaluar. Nuk është e qartë se si u gjet pllaka, apo si u nis për në Itali, ku u sekuestrua nga policia në vitet 1980.

Ministri i Kulturës irakian, Ahmed Badrani, tha se mund të ishte gjetur gjatë gërmimeve arkeologjike të digës së Mosulit, e cila u ndërtua rreth asaj kohe.

Iraku, i përshkruar shpesh si "djepi i qytetërimit", njihet, ndër të tjera, për shkrimin e parë në botë.

Në fund të shekullit të 8-të, Bejt al-Hikmah (Shtëpia e Urtësisë) e vendit ishte shtëpia e bibliotekës më të madhe të librave mbi shkencën, artin, matematikën, mjekësinë dhe filozofinë.

Grabitja e antikiteteve të vendit u intensifikua pas pushtimit të udhëhequr nga SHBA-ja 20 vjet më parë.

Presidenti i Irakut vlerësoi bashkëpunimin e treguar nga Italia dhe tha se do të punonte për të rimarrë të gjitha pjesët arkeologjike të historisë së Irakut nga jashtë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/09/17/kthehet-ne-irak-pllaka-e-vjedhur-e-epit-te-gilgameshit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos