7-vjeçari bie në koma, pas mësimit të dhunshëm të xhudos

Nga A2 CNN
9 Maj 2021, 10:29 | Bota
7-vjeçari bie në koma, pas mësimit të dhunshëm

Rasti i një djali që po lufton për jetën e tij pasi u përplas në tapet 27 herë gjatë kursit së xhudos nga trajneri dhe shoku i tij i klasës ka tronditur Tajvanin.

Wei Wei është një djalë tipik shtatë vjeçar që jeton në Tajvan. Ai është një fans i Super Mario, i pëlqen sporti dhe disa kohë më parë zuri vendin e tretë në një garë vrapimi.

Në Prill, ai bindi familjen se donte të mësonte xhudo. Vetëm dy javë më vonë, ato mësime u bënë arsyeja që ai ndodhet në koma dhe ka shumë mundësi të mbetet në gjendje vegjetative edhe nëse mbijeton.

Një video shqetësuese është shfaqur së fundmi që tregon vogëlushin duke u hedhur në tapet nga një shok më i madh i kursit gjatë praktikës në xhudo.

Ndërsa mësimi vazhdon, ai dëgjohet duke bërtitur "këmba ime", "koka ime" dhe "nuk e dua!" por trajneri i tij vazhdon ta urdhërojë atë të ngrihet në këmbë dhe i thotë djalit të madh që të vazhdojë praktikën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos