Shfaqje spektakolare e vullkanit Etna në Itali

Nga A2 CNN
16 Qershor 2021, 17:22 | Bota

Vullkani më i madh aktiv i Evropës shpërtheu brenda natës, duke dhënë një shfaqje spektakolare dramatike për njerëzit në qytetin afër Zafferano Etna. Topat e lavës portokalli në ajër ishin të dukshme edhe në distancë.

Faza e re u parapri nga një aktivitet intensiv strombolian dhe nga emetimi i një vërshimi të lavës nga krahu jugor që përhapet drejt Valle del Bove.

Amplituda mesatare e dridhjes vullkanike, sipas Ingv të Katanias, pasi arriti vlerën maksimale në 14.20, pësoi një rënie të shpejtë, duke u kthyer në nivelin mesatar. Shpërthimi në Etna nuk kishte asnjë ndikim në operacionet e aeroportit ndërkombëtar Vincenzo Bellini në Catania.

Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë-Observatori Etnian regjistroi flluska gazi me shpërthime të forta të dëgjuara gjatë rrugës 45 km nga Katania.

Etna është vullkani më i madh nga tre vullkanet aktive të Italisë që gjithashtu përfshijnë Stromboli, në ishullin siçilian me të njëjtin emër dhe Mt. Vesuvius afër Napolit i cili shpërtheu për herë të fundit në 1944. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos