
“Ilir Meta humbi të drejtën për të qëndruar në atë zyrë”. Me këtë fjali Edi Rama iu përgjigj presidentit, që dje shfuqizoi datën e zgjedhjeve në 30 qershor.
Rama sulmoi presidentin gjatë një takimi elektoral ne Burrel, mëngjesin e sotëm.
Sipas kryeministrit, të gjithë udhëheqësit e lëvizjes “Rama ik” do ikin vetë një nga një, në ditët në vazhdim, ndërkohë që socialistët do të vazhdojnë fushatën për ditën e zgjedhjeve. (A2 Televizion)