
Maqedonia e Veriut po përballet sërish me shifra të larta të infektuarish me koronavirus. Vetëm në 24 orët e fundit, në shtetin fqinj janë raportuar 383 persona të prekur nga 1648 teste të kryera.
Qyteti më i prekur vijon të jetë Shkupi, ku ditën e fundit kanë rezultuar 201 të infektuar.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 7 persona të prekur me koronavirus, ndërsa fatmirësisht janë shëruar 95 qytetarë.
Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë infektuar 20,937 persona, ndërsa e kanë humbur jetën 792 persona. (A2 Televizion)