Varhelyi në Maqedoninë e Veriut: Marrëveshje me bullgarinë ose s’ka negociata me BE-në

Nga A2 CNN
7 Tetor 2020, 22:40 | Ballkani
Varhelyi në Maqedoninë e Veriut: Marrëveshje me bullgarinë

Përpara mbërritjes në Shqipëri, komisioneri i Bashkimit Europian për zgjerimin, Oliver Varhelyi, vizitoi Shkupin.

Zyrtari dorëzoi progres-raportin dhe tha se Maqedonia e Veriut është gati për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare të negociatave të anëtarësimit. Por parashtroi dhe një kusht të fundit.

Varhelyi i kërkoi Maqedonisë së Veriut që të zgjidhë të gjitha mosmarrëveshjet me Bullgarinë, pasi në të kundërt nuk do të jetë e mundur që të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare.

“Pa mirëkuptim në këto çështje, do të jetë shumë e vështirë të shkohet përpara. Është koha të arrihet marrëveshje”, tha eurokomisioneri. Ai i bëri thirrje qeverisë së Shkupit që të punojë më shumë në sistemin e drejtësisë dhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos