
Ndërsa Inter fluturon në renditjen e Serisë A, klubi zikaltër buzëqesh edhe jashtë fushave të blerta. Milanezët kanë thyer rekord teksa për të parë, të ardhurat e klubit kalojnë shifrën e 400 milionë euro.
Arkat e Interit janë mbushur me rreth 69 milionë euro më shumë se një sezon më parë.
Përtej të ardhurave nga Champions League, Inter i gëzohet shtimit të sponsorve këtë sezon, ndërsa shitja e biletave të stadiumit prej vitesh mbetet rekord më vete.
Duke përjashtuar vitin e kaluar, përfitime që i afrohen shifrave të tilla janë regjistruar vetëm në 2010-ën, në sezonin e artë të zikaltërve. (A2 Televizion)