Shirat ‘fundosin”, qytetin australian, mijëra të evakuuar

Nga A2 CNN
3 Korrik 2022, 22:32 | Bota

Një valë moti i keq ka përfshirë qytetin australian të Sidneit, i cili është përmbytur në disa prej pjesëve kryesore të tij.

Për shkak të shirave të rrëmbyeshëm diga Warragamba u tejmbush dhe uji nisi të dalë nga barrierat e saj përpara asaj që kishin parashikuar autoritetet.

Në Camden, në periferi të qytetit, shërbimet e urgjencës shpëtuan 29 persona, ndërkohë që iu përgjigjën më shumë se 1400 thirrjeve për ndihmë.

Mijëra banorë të Sidneit janë urdhëruar të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të motit të keq.

Në mars, përmbytjet e shkaktuara nga stuhitë e forta shkatërruan pjesën perëndimore të qytetit, duke iu marrë jetën 20 personave.

“Tani po përballemi me rreziqe në fronte të shumta, përmbytje të shpejta, dhe erozion bregdetar”, tha ministri i Shërbimeve të Emergjencave të Uellsit të Ri Jugor, Steph Cooke. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos