U qëllua mbi 60 herë, policia nxjerr videon e vrasjes së një 25 vjeçari

Nga A2 CNN
3 Korrik 2022, 21:57 | Bota

Policia amerikane publikoi pamjet tronditëse të kamerave të trupit të disa efektivëve të momentit kur një i ri me ngjyrë nga Ohio u qëllua të paktën 60 herë.

Jayland Walker, 25 vjeç, u vra nga policia e Akronit pasi oficerët u përpoqën ta ndalonin për një shkelje trafiku.

Pamjet e rënda tregojnë se oficerë të shumtë i afrohen mjetit të Walker dhe hapën zjarr ndërsa ai u përpoq të ikte me vrap.

Në video tregohet gjithashtu një armë në sediljen e përparme të makinës së Walker, duke hedhur poshtë raportet e mëparshme se 25-vjeçari ishte i paarmatosur.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos