Shishtaveci dhe Stëbleva e patateve, fermerët me shpresën te Zoti për të shitur prodhimin

Nga A2 CNN
4 Tetor 2021, 15:48 | Sociale
Shishtaveci dhe Stëbleva e patateve, fermerët me shpresën te Zoti

Zona e Shishtavecit në Kukës përveç bukurive natyrore është e njohur edhe për kultivimin e patates. Por mungesa e të rinjve, makinerive bujqësore, kanaleve vaditëse, si dhe ajo që është më kryesorja, mungesa e tregut, ka bërë që shpeshherë mundi i këtyre fermerëve të shkojë dëm. Siç tregojnë vetë ata, patatja e Shishtavecit, ndër më të mirat në rajon, herë shitet me çmim shumë herë nën kosto dhe herë të tjera është kalbur në gropa ose e kanë ngrënë bagëtia.

E njëjta situatë është me fermerët që kultivojnë pataten edhe në zonën Steblevës në rrethin e Elbasanit. Mungesa e makinerive bujqësore dhe tregut edhe këtu krijon vështirësi për këta fermerë, të cilët për shkak të lartësisë mbi nivelin e detit, mund të kultivojnë vetëm patate ose fasule.

Të paktën ngritja e pikave te grumbullimit, do të ishte një ndihmë për fermerët e këtyre zonave, të cilët do të kishin mundësi të shisnin mallin e tyre me të cilin sigurojnë të ardhurat e gjithë vitit.

Pasiguria që shoqëron bujqit shqiptarë ishte  ndër fenomenet e trajtuara në mënyrë të zgjeruar në reportazhin e thelluar, “Hallet e bujqësisë, informaliteti dhe premtimet e pambajtura” në bashkëpunim me Investigative Network Albania, me mbështetjen financiare të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Përmbajtja e saj është përgjegjësi vetëm e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërish pikëpamjet e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë dhe të Partnerëve. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/08/23/hallet-e-bujqesise-informaliteti-dhe-premtimet-e-pambajtura/

A2 CNN Livestream

Latest Videos