Shiste armë për 50 mijë lekë, AMP ndalon inspektorin e policisë në Skrapar

Nga A2 CNN
25 Maj 2023, 13:16 | Kronikë
Shiste armë për 50 mijë lekë, AMP ndalon inspektorin e

Një inspektor policie me detyrë pranë Komisariatit të Skraparit është ndaluar nga agjentët e AMP-së, pasi ishte denoncuar nga një gazetare si tregtar armësh.

Sipas njoftimit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore për rajonin Fier-Berat, është ndaluar inspektori me iniciale D.N., me detyrë Specialist i Policimit në Komunitet.

Ai dyshohet për veprën penale “Mbajtja pa leje, prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”. Ndalimi u krye pas denoncimit të një gazetareje, se në qytetin e Çorovodës ky shtetas shiste armë, kundrejt vlerës monetare prej 50 mijë lekësh”, thuhet në njoftim.

Pas verifikimeve të kryera nga AMP, janë administruar aktet proceduriale dhe në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë zjarri luftarake e fabrikuar, e llojit automatik.

Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos