“Terrorizoi” një fshat të Beratit duke qëlluar me armë në ajër, arrestohet autori

Nga A2 CNN
24 Maj 2023, 10:24 | Kronikë
“Terrorizoi” një fshat të Beratit duke qëlluar me

Operacioni “Mesnata” i policisë së Beratit ka çuar pas hekurave një 34-vjeçar me precedent kriminal, i cili lëvizte i armatosur dhe kishte “terrorizuar” banorët e fshatit Lapardha teksa qëllonte me pistoletë në ajër nga automjeti i tij.

Mësohet se shtetasi me inicialet H.D. është kapur në Elbasan, ku edhe banon.

Për këtë ngjarje është proceduar penalisht për moskallëzim të krimit edhe një tjetër person, pasi dyshohet se ka qenë së bashku me 34-vjeçarin, kur ky i fundit ka qëlluar me armë në ajër në lëvizje.

Nga hetimet paraprake dyshohet se rreth orës 20:30, ky shtetas ka qëlluar disa herë, me armë zjarri në ajër, nga automjeti. Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. S., 34 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se ka shoqëruar në automjet shtetasin H. D., dhe nuk ka kallëzuar krimin.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua automjeti me të cilin qarkullonte shtetasi H. D.”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos