Shiten në ankand për 422 mijë dollarë 3 kitarat e Eddie Van Halen

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2020, 18:09 | Showbiz

Tre kitarat që i përkisnin rokerit Eddie Van Halen, ish-liderit dhe kitaristit të Van Halen, i cili vdiq në 6 tetor të këtij viti, u shitën në ankand për 422,000 dollarë.

Nga të tre instrumentet, një Kramer 'Frankenstrat' i personalizuar ishte më i suksesshmi, i shitur për mbi 231,000 dollarë.

epa08838312 An electric guitar signed by US musician Eddie Van Halen is displayed and put for auction at Julien's Auctions in Beverly Hills, California, USA, 23 November 2020. The auction will be held on 01 December 2020. EPA/Christian Monterrosa

Shitja përfshinte instrumente dhe sende të tjera që u përkisnin artistëve të famshëm, duke përfshirë Kurt Cobain, Elvis Presley, Michael Jackson, Lady Gaga, Madonna, Little Richard, Bob Marley, Jimi Hendrix.

Disa kitara “Fender” të Kurt Cobain u shitën për një total prej 281,000 600 dollarë, ndërsa kitara e parë e Bob Marley u shit në ankand për 153,000 600 dollarë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos