Shitet për 117 mijë paundë unaza me kokën e njeriut që ka shkruar historinë

Nga A2 CNN
20 Prill 2023, 15:48 | Lifestyle

Një unazë 2 mijë vjeçare me kokën e Augustit, perandorit të parë romak, është shitur në ankand në Birmingham të Anglisë për shifrën rekord të 117 mijë paundëve.

Unaza pritej të shitej për 150 apo 200 paundë, por në fund blerësi e mori atë me 450 herë më shumë se vlera e saj fillestare. Kjo unazë besohet të jetë blerë në Itali në shekullin e 19-të, ndërsa më pas përfundoi në Angli.

Koka e perandorit romak është e gdhendur në unazë, proces i njohur si “intaglio”. Aty besohet se është koka e perandorit August, i cili sundoi Perandorinë Romake nga viti 27 para Krishtit deri në vitin 14 pas Krishtit kur ndërroi jetë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos