Tjetër tragjedi në shkollë, nxënësi vret me thikë mësuesen

Nga A2 CNN
11 Janar 2023, 07:56 | Bota
Tjetër tragjedi në shkollë, nxënësi vret me thikë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një shkollë në Ibbenburen të Gjermanisë, ku një nxënës vrau mësuesen e tij.

Viktima, një 55-vjeçare ndodhej në një nga ambientet e shkollës, kur u sulmua me thikë nga nxënësi i saj, 17-vjeçar.

Autori i krimit më pas mori në telefon policinë të cilën e njoftoi për ngjarjen dhe priti deri në mbërritjen e agjentëve të cilët e arrestuan. Motivet janë ende të paqarta.

Ndërkohë që një ngjarje e ngjashme u regjistrua pak ditë më parë dhe në Shtetet e Bashkuara, ku këtë herë një 6-vjeçar plagosi me armë zjarri mësuesen e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos