
Nuk ka përfunduar ende furtuna e shkarkimeve në drejtoritë e mëdha. Ditën e sotme ka dorëzuar detyrën kreu i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, Agron Hetoja dhe në vend të tij, është emëruar Benet Beci.
Ky i fundit ka mbajtur postin e drejtorit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, që prej vitit 2005. Në vend të Benet Becit, si drejtor i ri i Fondit Shqiptar të Zhvillimit është emëruar Dritan Agolli, i cili më herët ka qenë ish administrator në Bashkinë e Tiranës.
Lëvizjet e sotme në kupolën e administratës shtetërore pasojnë ato të ndodhura javën e kaluar, pas emërimit të ministrave të rinj. (A2 Televizion)