Shkarkimi i Nikollës, fati i Kryeparlamentares në duart e sigurta të socialistëve

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2023, 14:05 | Politikë
Shkarkimi i Nikollës, fati i Kryeparlamentares në duart e sigurta

Kërkesa e opozitës për shkarkimin e Lindita Nikollës hyri në hapin e fundit procedural, atë të votimit në seancë plenare. Para Këshillit të Legjislacionit u prezantuan dy raportet, një i maxhorancës dhe një tjetër i opozitës, të cilët do të shkojnë për votim në seancë plenare të Parlamentit. 

Fati i Lindita Nikollës do të vendoset nga votat në seancë plenare, çka do të thotë se është në duart e sigurta të socialistëve. Kërkesa për shkarkimin e Kryetares së Kuvendit, vijoi shqyrtimin në Këshillin e Legjislacionit, ku të dyja palët prezantuan secila raportin e vet, opozita për shkarkim të kryeparlamentares ndërsa mazhoranca për rrëzim të kërkesës.

Demokratët ishin koshient se kërkesa e tyre ishte thjeshtë një akt politik, pasi nëse do të kishin votat për shkarkimin e Nikollës, do të kishin larguar me mocion votëbesimi Edi Ramën. Por këtë mungesë votash, u munduan ta justifikonin me përjashtimin e tetë kolegëve nga punimet e Kuvendit, ku përfshihet edhe seanca plenare e votimit të raporteve.

Kërkesa për shkarkimi ne Nikollës u bë pas seancës plenare të datës 26 janar, ku opozita bllokoi foltoren ndërsa çështjet e rendit të ditës kaluan në votim pazhvilluar diskutime. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos