Shkarkimi i Presidentit, A2 mëson si do të orientohet opinioni i Venecias

Nga A2 CNN
12 Shtator 2019, 19:10 | Politikë
Shkarkimi i Presidentit, A2 mëson si do të orientohet opinioni i

Opinioni i Komisionit të Venecias në lidhje me procesin e shkarkimit të Kreut të Shtetit, pritet të jetë një tërheqje veshi sipër Presidentin ashtu edhe për mazhorancën.

 Kjo bëhet e ditur për A2 nga burime që ishin pjesë e takimeve që delegacioni i juristëve zhvilloi pak ditë më parë në Tiranë. Duket se ekspertët e Venecias i vlerësojnë veprimet e Presidentit Meta në tejkalim të kompetencave kushtetuese, kur ka anuluar zgjedhjet e 30 qershorit, por nga ana tjetër ata duket se kanë krijuar përshtypjen se konflikti mes Metës dhe mazhorancës është më shumë politik sesa juridik.

A2 mësoi se këtë gjë ata e kanë shprehur edhe gjatë takimeve që zhvilluan në Tiranë, duke siguruar bashkëbiseduesit se nuk do të lejojnë që mazhoranca të përfitojë politikisht nga opinioni i tyre. Ekspertët e Venecias e kanë cilësuar një shpenzim të tepërt energjie dhe kohe ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit, pasi mendojnë se ndonëse Kreu i Shtetit ka tejkaluar kompetencat, ato nuk janë të tilla sa të përbëjnë “shkelje të rëndë”, përcaktim ky që sipas Kushtetutës do t’i kushtonte atij mandatin presidencial.

https://a2news.com/2019/09/11/komisioni-i-venecias-markert-me-13-tetor-nuk-ka-zgjedhje/

 A2 mësoi se për të mbështetur këtë mendim, ekspertët kanë pyetur bashkëbiseduesit në Tiranë përse, për analogji, nuk u ngrit një komision hetimor kur Presidenti Meta injoroi afatet kushtetuese në rastin e dekretit për ministrin Lleshaj.

https://a2news.com/2019/09/11/delegacioni-i-venecias-mbyll-takimet-opinioni-mbi-meten-me-11-tetor/

Çfarë opinioni i Venecias do të synojë është që të paktën në të ardhmen të evitohet tejkalimi i kompetencave kushtetuese nga Presidenti. Gjithashtu do të shprehet nevoja që ngritja e Gjykatës Kushtetuese të jetë sa më e shpejtë, për trajtimin e këtyre konflikteve.

Sa i përket pyetjeve të shtruara nga Komisioni Parlamentar për shkarkimin e Presidentit, duket se ato do të injorohen, pasi ekspertët e Venecias i kanë gjykuar disa prej tyre gati infantile. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos