
Biznesi i rregullt i turizmit në Gjirokastër nuk është i përgatitur për të përballuar rritjen e TVSH-së nga 6 në 10 për qind për subjektet akomoduese, taksim ky i vendosur nga qeveria për vitin 2027.
Kryetari i Dhomës së Tregtisë në Gjirokastër jep arsyet se përse kjo taksë godet rëndë biznesin e turizmit në qytetin e UNESCO-s.
Përveç apelit për rishikim të nivelit të TVSH-së, Hoxha ka edhe një tjetër apel për institucionet shtetërore.
Përfaqësuesit e njësive të shërbimit shprehen se rritja e taksave do të pasqyrohet sigurisht në rritjen e çmimeve, të cilat mund të ndikojnë në uljen e numrit të turistëve, veçanërisht ata të huaj, që janë mjaft të ndjeshëm ndaj rritjeve të menjëhershme të çmimeve. (A2 Televizion)