Veliaj emëron drejtoreshën e re të Çerdheve dhe Kopshteve: Nga viti 2027 do të jenë falas!

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2026, 14:29 | Politikë

Veliaj emëron drejtoreshën e re të Çerdheve dhe Kopshteve:

Të gjithë familjet e Tiranës që dërgojnë fëmijët në kopshte dhe çerdhe nuk do të paguajnë më për këtë shërbim nga viti i ardhshëm. Kështu njoftoi Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Veliaj gjithashtu prezantoi edhe drejtoreshën e re të Drejtorisë së Çerdheve dhe Kopshteve, pas shkarkimit të Zhaneta Beqirit.

“Pas 13 vitesh bashkëpunimi me Zhanetën dhe me mirënjohje për kontributin e saj në drejtimin e Drejtorisë së Çerdheve dhe Kopshteve, Arjola Byzyka merr sot drejtimin e kësaj drejtorie, duke vijuar punën e nisur ndër vite. Një nënë e dashur, profesioniste, aktiviste e palodhur dhe e përkushtuar në çdo detyrë që i ngarkohet”, tha Veliaj, përcjell A2 CNN.

Veliaj emëron drejtoreshën e re të Çerdheve dhe Kopshteve:
Arjola Byzyka

“Këtij ndryshimi i bashkohet edhe një lajm i bukur për të gjitha familjet: Nga viti 2027, çerdhet dhe kopshtet do të jenë falas! Një tjetër hap i rëndësishëm në mbështetje të prindërve dhe në krijimin e më shumë mundësive për fëmijët tanë”.

Më herët, Byzyka ka mbajtur detyrën e Drejtoreshës së Arsimit të Tiranës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos