Shkarkimi i presidentit, Balla: Detyrim moral e kushtetues, Basha të na bashkohet

Nga A2 CNN
7 Maj 2021, 11:54 | Politikë
Shkarkimi i presidentit, Balla: Detyrim moral e kushtetues, Basha të na

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka renditur në Kuvend arsyet se përse kjo mazhorancë duhet të shkarkojë nga detyra presidentin e Republikës, Ilir Meta.

Pasi e konsideroi një detyrim moral dhe kushtetues shkarkimin e presidentit, Taulant Balla i bëri ftesë dhe Lulzim Bashës që të mbështesë këtë nismë.

"Po si i drejtohet Presidenti popullit ndërkohë që përfaqëson unitetin e kombit: t'i mprehin sëpatat, sfurqet, t'i kenë gati për të dielën...! 'Të kemi frikë nga Amerika se ka raketa, ka edhe Rusia, ka edhe ky koreano-veriori. Kurrë institucioni i Presidentit nuk është përdhunuar në mënyrë kaq banale sa ky. Kemi pasur president që i ka shpallur luftë popullit apo president që ka shkaktuar debat për mustaqet, por kurrë si ky.

Ne nuk po shkarkojmë Ilir Metën se duam të vendosim një përfaqësuesin tonë. Procedura për shkarkimin e Ilir Metës është një detyrim sa moral, aq edhe Kushtetutës. T'ia heqim menjëherë turpin në derë Shqipërisë për t'ia lënë turpin Ilir Metës. Thirrja jonë shkon edhe për Lulzim Bashën. Tashmë PD-ja ka në këtë sallë deputetët që garuan në listat e saj më 25 prill. Do ishte në nderin e tyre të na bashkoheshin në këtë nismë”, tha Balla. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos