Të paktën 9 persona kanë humbur jetën si pasojë e ciklonit tropikal “Shaheen” që goditi disa zona të Omanit dhe Iranit.
Stuhia goditi rajonin të dielën me erëra të fuqishme që shkonin deri në 150 km në orë.
Dhjetëra rrugë në kryeqytetin Muscat të Omanit u përmbytën, ndërkohë që mijëra banorë u evakuuan nga shtëpitë e tyre.
Në Iran, autoritetet njoftojnë se 6 persona humbën jetën në qytetin-port të Sistanit në juglindje të vendit.
Autoritetet njoftojnë se dëme të mëdha ka pasur në infrastrukturë dhe në furnizimin me energji elektrike. (A2 Televizion)