Talebanët hakmerren ndaj ISIS, shkatërrojnë bazën e tyre

Nga A2 CNN
4 Tetor 2021, 08:25 | Bota
Talebanët hakmerren ndaj ISIS, shkatërrojnë bazën e tyre

Forcat talebane organizuan një operacion kundër një baze të militantëve të Shtetit Islamik, shumë pranë kryeqytetit, duke lënë pas dhjetëra viktima.

Sipas raportimeve, sulmi ndaj bazës së militantëve erdhi si kundërpërgjigje ndaj sulmit me bomba jashtë xhamisë kryesore të Kabulit.

Lajmi u dha nga vetë talebanët, të cilët edhe më herët, si dhe pas tërheqjes së trupave amerikane, premtuan se do të bëjnë një qëndresë ndaj Shtetit Islamik.

Ditën e diel, nga sulmi kamikaz jashtë xhamisë së Eid Gah humbën jetën 5 civilë dhe dyshimet ranë te militantët e ISIS-it për organizimin e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos