Shkatërrimi i statujave të ish-udhëheqësve sovjetikë

Nga A2 CNN
13 Gusht 2021, 13:59 | Lifestyle

Statujat e ish-udhëheqësve sovjetikë që dikur zinin qendrat e qyteteve janë hedhur tashmë nëpër parqe, pyje të izoluara, fusha të zbrazëta apo pas ndërtesave të vjetra të braktisura. Gjendja e tyre është dokumentuar në një projekt nga fotografi amerikan Matthew Moore, në një seri fotografish që shfaqin këto statuja të dëmtuara e të shpërndara kudo.

Fotografi Matthew Moore, ka udhëtuar nëpër shtetet ish-sovjetike, jo vetëm për të gjetur se ku kanë përfunduar statujat, por edhe për të parë se çfarë ka ndodhur me to. Ai vuri re se në vende si Lituania, Budapesti apo Berlini, këto statuja të diktatorëve ishin hequr nga qendrat dhe ishin hedhur në zona të braktisura, jashtë qyteteve.

Matthew u frymëzua për të filluar projektin pasi dëgjoi për një njeri që i vuri zjarrin vetes para një statuje të Leninit në një qytet të Lituanisë, në vitin 1989. I habitur nga historia, ai vendosi të shikojë vendin ku ndodhi ngjarja dhe të bënte disa fotografi.

Fenomenit të dëmtimit apo heqjes së statujave të padëshiruara, vende të ndryshme i qasen ndryshe. Për disa, ato janë pjesë e historisë, e për të tjerë nëse ndikimi i figurave që ato përfaqësojnë ka qenë negativ në historinë e një vendi, pa dyshim që duhen hequr. Me një qasje të tillë duken të jenë shumica e ish-vendeve sovjetike, që kanë vendosur të largojnë dhe dëmtojnë gati çdo statujë të Leninit dhe Stalinit.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos