Shkatërrohet laboratori i kokainës në Spanjë, edhe shqiptarë mes të arrestuarve

Nga A2 CNN
21 Janar 2019, 16:51 | Kronikë
Shkatërrohet laboratori i kokainës në Spanjë, edhe

Policia spanjolle ka zbuluar dhe shkatërruar një prej laboratorëve më të mëdhenj të kokainë në Europë, të kamufluar si një shtëpi pushimi në periferi të Valencias. Sipas “El Pais”, mes 11 të arrestuarve kishte edhe shqiptarë, si edhe spanjollë e kolumbianë, ndërsa në operacion janë përfshirë mbi 100 agjentë policie.

Gazeta spanjolle raporton se kolumbianët kishin mbërritur në Spanjë për të mësuar pjesëtarët e tjerë të bandës se si të ndanin kokainën nga mallrat e ligjshëm me të cilët ajo vinte nga Amerika e Jugut. Hetuesit pikasën edhe një ngarkesë të madhe droge në portin Marin në Pontevedra, ku një prej kontejnerëve ishte i mbushur me kokainë.

https://youtu.be/Ojf2aEveto8

Policia spanjolle thotë se banda po planifikonte që të ngrinte edhe laboratorë të tjerë për të nxjerrë pastën e kokainës dhe përpunimin e saj për ta bërë gati për treg. Në disa raste, trafikanë kolumbianë kishin mbërritur vetë në Spanjë për të diskutuar mbi çmimet.

Përveç arrestimeve, të kryera në Valencia, Madrid, Vigo, Valladolid dhe Toledo, policia ka sekuestruar edhe 8500 litra substanca kimike që shërbejnë për përpunimin e pastës së kokainës, çka do të thotë se grupi kriminal po organizonte trafikimin e një sasie tepër të madhe.

Një tjetër sasi prej 350 kilogramësh kokainë është sekuestruar në krahinën e Galicisë, e cila sipas mediave spanjolle kishte destinacion Portugalinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos