Shkatërrohet rrjeti i drogës, mes të arrestuarve ultras të Milanit

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2021, 08:24 | Bota
Shkatërrohet rrjeti i drogës, mes të arrestuarve ultras të

Policia e Milanos raporton se në orët e fundit ka shkatërruar një organizatë kriminale e cila trafikonte sasi të mëdha lëndësh narkotike nga Maroku dhe Amerika e Jugut.

8 persona janë vënë nën hetim mes të cilëve dhe drejtues të tifozerisë ultras të ekipit të Milanit, të cilët kontrollonin zona të mëdha të shpërndarjes së kokainës në qytetin italian.

Sipas policisë, 3 persona janë arrestuar menjëherë, për 4 të tjerë është dhënë masa e sigurisë arrest me burg, ndërsa i teti duhet të paraqitet në policinë gjyqësore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos