Shkelja e ujdisë për normalizim, Stano: BE është në dijeni të votës së Serbisë kundër Kosovës

Nga A2 CNN
25 Prill 2023, 15:40 | Kosova
Shkelja e ujdisë për normalizim, Stano: BE është në

Bashkimi Europian është në dijeni të votës së Serbisë kundër aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës. Këtë e konfirmon zëdhënësi Peter Stano, i cili megjithatë nuk pranoi të përgjigjes nëse ky vendim i Beogradit shkel marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën.

“Diskutimet për nënshkrimin e marrëveshjeve janë krejtësisht të kota dhe të parëndësishme. Ekziston një angazhim në nivelin më të lartë politik dhe ai angazhim tani është bërë i detyrueshëm në procesin e anëtarësimit për të dyja palët. Përparimi në dialog dhe zbatimi i ujdive do të reflektohet në rrugëtimin e tyre europian. Mund vetëm të them se e kemi parasysh votimin dhe atë që ndodhi dje në Këshillin e Europës, dhe ne si lehtësues të dialogut Prishtinë-Beograd po fokusohemi në pikat që u përpoqa t'i numëroj shkurt pak më parë, ” deklaroi Stano. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos