Shkëlqeu në botëror, Cody Gakpo bëhet futbollisti më i ri i Liverpool

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2022, 10:08 | Futboll
Shkëlqeu në botëror, Cody Gakpo bëhet futbollisti më i

Sulmuesi holandez, Cody Gakpo, është futbollisti më i ri i ekipit të Liverpool. Ka qenë vetë faqja zyrtare e klubit e cila me anë të një postimi, publikoi lajmin për arritjen e marrëveshjes.

Ndonëse shifrat nuk janë bërë publike nga vetë drejtuesit e kuq, në mediat britanike është mësuar se Liverpool ka paguar 53 milionë euro përfshirë dhe bonuset për kartonin e 23-vjeçarit, aq sa kërkonte dhe PSV Eindhoven.

Cody Gakpo ishte një nga elementet kryesore të Holandës në botërorin e Katarit, teksa u bë i pari holandez që shënoi në secilën ndeshje të fazës së grupeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos