Resortet e pushimeve “Butlin” ishin shndërruar në një institucion në Britaninë e pas Luftës II Botërore. Kabinat prej druri, restorantet dhe argëtimet e shumta u jepnin klasës punëtore një luks jo edhe aq të kushtueshëm për kohën.
Në një kohë kur pak britanikë mund të përballonin shpenzimet e një udhëtimi jashtë ishullit, resortet ofronin një javë pushime me pagën e një jave punë, diçka që i linte të kënaqur. Në këto vende argëtimi britanikët kishin mundësi të argëtoheshin, sikurse bëjnë edhe sot në ishujt spanjollë apo grekë, brenda tokës së tyre.
Kulmin e tyre, këto shtëpi pushimi e patën në vitet 1960, kur Ringo Starr luante atje me grupin e tij, para se të ftohej të bëhej pjesë e “Beatles”. Dy dekada më vonë, gjendja e resorteve kishte filluar të degradonte, por jo pasioni për pushime të çmendura që i karakterizon britanikët.
Fotografi Barry Lewis, sjell në CNN, përmes punës së tij, argëtimin e viteve 1980, kur edhe pse kishte humbur shkëlqimi, nuk kishte humbur pasioni për të festuar. (A2 Televizion)