Shkëmbehen 110 të burgosur mes Moskës dhe Kievit

Nga A2 CNN
17 Tetor 2022, 17:29 | Bota
Shkëmbehen 110 të burgosur mes Moskës dhe Kievit

Një shkëmbim prej 110 të burgosurish rusë me 110 ukrainas është njoftuar nga Kreu i Republikës së vetëshpallur të Donetsk, Denis Pushilin. Sipas tij pjesa më e madhe që i jepet Kievit janë gra.

“Sot zhvillohet një operacion 110 me 110. Ne i japim Kievit më shumë gra. Nga të burgosurit e regjimit ukrainas sjellim në shtëpi 80 marinarë civilë të mbajtur peng, përveç 30 ushtarakëve të Republikës së Donetsk e Luhansk dhe rajoneve të tjera të Federatës Ruse që fitojnë lirinë”, tha ai.

Shkëmbimi më i rëndësishëm i të burgosurve mes Ukrainës dhe Rusisë u arrit në fund të shtatorit, përpjekje që ktheu në atdhe dhjetëra ushtarë që u përkisnin të dyja ushtrive të luftës.

Lirimi i një grupi prej 215 luftëtarësh ukrainas, solli lirimin nga ana e Kievit edhe të 55 ushtarëve rusë dhe të sipërmarrësit Victor Medvedchuck, shefi politik i partisë filoruse në Ukrainë.

 Në këtë rast ishte vendimtar ndërmjetësimi i Turqisë dhe Arabisë Saudite që kishin lehtësuar edhe lirimin e disa luftëtarëve të huaj që u ishin bashkuar trupave ukrainase. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos