Shkencëtarët amerikanë: Ngarkesa virale e të infektuarve është ulur ndjeshëm

Nga A2 CNN
28 Shtator 2020, 22:06 | Bota
Shkencëtarët amerikanë: Ngarkesa virale e të infektuarve

Pas disa muajsh pandemie, shkencëtarët vijnë me një tjetër lajm të mirë për sa i përket virusit që ka pushtuar botën. Sipas një studimi të fundit, tashmë pacientët e infektuar me koronavirus kanë një ngarkesë më të ulët virale në krahasim me muajt e parë të qarkullimit të virusit.

Ekipi kërkues nga universiteti “Wayne State” në Detroit ka zbuluar se 25% e mostrave të marra nga pacientët e shtruar në muajin prill paraqisnin një nivel të ulët të virusit.

Megjithatë, 5 javë më vonë, afërsisht ¾ e mostrave tregonin një nivel më të ulët viral, duke pësuar kështu një rritje me 180% krahasuar me prillin. Për me tepër ulja e këtij niveli është e lidhur ngushtë dhe me rënien e vdekshmërisë.

Ekipi beson se masat e implementuara, përfshirë këtu vendosjen e maskës apo distancimi social kanë ndikuar në uljen e ndjeshme të rasteve të rënda.

Për këtë studim raportohet se janë studiuar të dhënat e 708 pacientëve të shtruar në qendrën mjekësore të Detroit nga periudha 4 prill deri në 5 qershor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos