
Shkëndija nis sot në mbrëmje aventurën në Champions League. Kampionët e Maqedonisë së Veriut, sfidojnë skuadrën estoneze Kaljus.
Tetovarët zhvilluan fazën përgatitore në Slloveni, në destinacionin që zgjodhën edhe kryeqytetasit e Partizanit.
Së fundi, Shkëndija është përforcuar me mesfushorin Huan Felipe, futbollist i ardhur nga rivalët e Vardarit. Takimi i parë, vlefshëm për turin e parë të Champions do të zhvillohet në transfertë, në kryeqytetin estonez të Talinit.
Për turin e parë të Champions League, do të zbresin në fushë sot edhe kampionët e Kosovës, Feronikeli. Pas kalimit me sukses në fazën para-eliminatore, skuadra nga Drenasi i Kosovës do të përballet me ‘The New Saints’, skuadrën kampione të Uellsit.
Feronikeli ka mbyllur përgatitjet e fundit dhe është gati për ndeshjen më të rëndësishme historisë së tyre pasi për herë të parë do të kenë mundësinë të provojnë kualifikimin për në turin e dytë të Champions.
Ndeshja e parë do jetë në transfertë, në Osuestri të Uellsit. (A2 Televizion)