Një pjesë e fasadës së godinës së shkollës 9-vjeçare “Papa Kristo Negovani” në qytetin e Ersekës është shkëputur.
Era e fortë duket se ka ndikuar në shkëputjen e një pjese të materialeve termoizoluese. Fatmirësisht nuk raportohet për dëmtime në stafin mësimor apo nxënësit e kësaj shkolle.
Shkëputja e fasadës ka ndodhur jashtë procesit mësimor dhe fatmirësisht nuk ka pasur rrezik. Sipas zyrës arsimore Kolonjë, punimet janë kryer në vitin 2018. Firma është treguar e gatshme për riparimin e dëmeve. (A2 Televizion)



