Shkodër, 40-vjeçarja gjendet e pajetë në banesë

Nga A2 CNN
15 Prill 2021, 15:57 | Kronikë
Shkodër, 40-vjeçarja gjendet e pajetë në banesë

Një grua, rreth të 40-ave, është gjetur e pajetë në banesën e saj këtë të enjte, në lagjen “Fahri Ramadani”, në Shkodër.

Policia thotë se “nga këqyrja paraprake e trupit janë konstatuar dëmtime të shkaktuara nga mjet prerës”, dhe dyshon paraprakisht se ka kryer vetëvrasje.

Trupi i viktimës është transportuar në morg, për ekspertizë të specializuar mjeko-ligjore, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos