
Paraditen e sotme, në orën 10:25, në rrugën nga Divjaka për në plazh, një automjet ka dalë nga rruga duke shkaktuar vdekjen e një vajze 19-vjeçare.
Viktima është shtetësja me inicialet E.M., banuese në Zharrnec.
Sipas policisë, nga aksidenti janë plagosur edhe drejtuesi i mjetit, 25-vjeçari me iniciale V.H. dhe një pasagjer tjetër, ende i paidentifikuar.
Të lënduarit ndodhen në Spitalin e Lushnjes, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. (A2 Televizion)