Shkodër, digjet makina e kreut të grupseksionit të PD-së në Vaun e Dejës

Nga A2 CNN
18 Prill 2021, 12:15 | Politikë

Nisin incidentet elektorale në Qarkun e Shkodrës. Digjet makina e kryetarit të grupseksionit të Partisë Demokratike në Shelqet, të Bashkisë Vau i Dejës, Ariston Drini.

Drini ka deklaruar se ka dëgjuar fillimisht një shpërthim e më pas ka parë automjetin në flakë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1:30 të mëngjesit të sotëm. Automjeti ka qënë i parkuar para banesës.

Policia dhe grupi hetimor kanë marrë dëshminë e Ariston Drinit. Ai ka mohuar të ketë patur konflikte apo probleme.

Gjithashtu, policia, mes pistave të hetimit, ka edhe atë të konflikteve për shkak të fushatës elektorale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos