Shkodër, vritet me armë zjarri "i forti" i qytetit

Nga A2 CNN
4 Prill 2021, 21:47 | Kronikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, ku një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri.

Vendndodhja e krimit

Sipas burimeve të A2, bëhet fjalë për shtetasin Bardhok Pllanaj, personazh i njohur dhe i cilësuar si “i forti i veriut”.

Gëzhojat në tokë

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Dobrac”. Zona është e rrethuar nga forcat e rendit që po hetojnë për vrasjen.

Automjeti i djegur

Në afërsi të ngjarjes forcat e rendit kanë gjetur një automjet të djegur me targa italiane, pranë pompave në lokalitetin Dobrac. Burimet bëjnë me dije se në makine janë gjetur dy armë.

Viktima

Deklarata e Policisë së Shtetit

Më datë 04.04.2021, rreth orës 21:10, në fshatin Dobraç i Ri, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, duke udhëtuar me automjet është vrarë me armë zjarri shtetasi B. P. rreth 46 vjeç banues në Shkoj i Ri.

Shërbimet e Policisē kanë rrethuar zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli.

Në ndihmë të Policisë lokale kanë shkuar dhe grupe të FNSH Shkodër

Veprimet po kryhen me grup hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos