Qytetarët shkodranë vazhdojnë me indiferencë të injorojnë masat dhe distancimin social për shkak të koronavirusit. Edhe paraditen e sotme tregjet u tejmbushën me njerëz që donin të bënin pazare, pa masa mbrojtëse dhe duke u grumbulluar pranë njëri-tjetrit. Për situatën e krijuar, në Shkodër ishte të hënën edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. (A2 Televizion)
Shkodra injoron COVID-19, Lleshaj apel qytetarëve të zbatojnë masat e pandemisë
