Seanca e të hënës pasdite rezultoi mjaft e qetë. Sali Berisha kërkoi që shteti të japë llogari për çështjen e ish-drejtueses së SHISH-it, Vlora Hyseni, teksa nuk kurseu fjalët përballë refuzimit socialist për të zhvilluar një mocion me debat.
Këto fjalë, në veshin e Taulant Ballës, tingëlluan si paralajmëruese të një bojkoti parlamentar.
Rikthimi i demokratëve në protestë kombëtare u komentua nga të dy në regjistra të ndryshëm, me kreun e grupit parlamentar socialist që u duk se, me një gur, tentoi të vriste dy zogj.
Një pjesë e mirë e deputetëve tërhoqën fjalën, çka bëri që seanca të mbyllej disa orë më herët se parashikimi. (A2 Televizion)