Shkodranët dynden në tregje, më të ndërgjegjësuar në Elbasan

Nga A2 CNN
27 Prill 2020, 13:01 | Aktualitet

Rinisi sot punën fasha e dytë e bizneseve. Dyqanet e veshjeve, këpucëve, argjendaritë, mobilieritë, si dhe dyqanet me pakicë të mallrave, janë rihapur pas më shumë se një muaji izolim. Në Shkodër, ashtu si edhe herët e tjera, banorët janë dyndur në treg, duke mos zbatuar asnjë rregull që parandalon përhapjen e Covid-19. Më ndryshe situata në Elbasan, ku njerëzit duket se janë ndërgjegjësuar më shumë, pas rasteve të fundit me koronavirus në qytet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos