Shkoi te Teatri Kombëtar, gjobitet përsëri Basha

Nga A2 CNN
15 Maj 2020, 12:51 | Aktualitet

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është gjobitur përsëri brenda 24 orëve, këtë herë nga Policia e Tiranës, pasi shkoi mbrëmjen e kaluar pranë godinës së Teatrit Kombëtar, pas orës 17:30.

“Policia e Tiranës, në vijim të monitorimit për zbatimin e masave kufizuese të përcaktuara në Aktin Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 "Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, pas orës 17:30 të datës 14.05.2020, ka konstatuar me shqetësim, grumbullimin e një grupi qytetarësh pranë Teatrit Kombëtar, shumë përtej fashës orare të qarkullimit dhe në shkelje të çdo rregulli të parashikuar nga Akti Normativ”, thotë Policia e Tiranës. 

Bashkë me kreun e PD-së janë gjobitur rreth 20 persona të tjerë.

Një ditë më parë, Basha u gjobit dhe iu hoq patenta, pasi organizoi një takim me disa pronarë të bizneseve të Durrësit, brenda ambienteve të një lokali, çka për policinë ishte në shkelje të masave të miratuara nga qeveria për frenimin e përhapjes së koronavirusit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/05/14/theu-rregullat-e-koronavirusit-gjobitet-dhe-i-hiqet-patenta-lulzim-bashes/

A2 CNN Livestream

Latest Videos