Shkon mbi 60 mijë numri i viktimave nga koronavirusi në Itali

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2020, 17:43 | Bota
Shkon mbi 60 mijë numri i viktimave nga koronavirusi në Itali

Italia regjistroi 564 viktima të tjera nga koronavirusi në 24 orët e fundit, duke e çuar bilancin e fataliteteve në mbi 60 mijë që nga nisja e pandemisë.

Gjithashtu në buletinin e përditshëm raportohen dhe 18,887 të infektuar të rinj nga virusi, shifër kjo që vjen në ulje nga dita në ditë.

Itali, vendi i parë perëndimor që u godit nga pandemia, tashmë renditet e 6 në botë që kalon shifrat e 60 mijë viktima. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos