Dyshimet për shpërdorime gjatë pandemisë, Kuvendi i Kosovës ngre komision parlamentar

Nga A2 CNN
4 Qershor 2020, 20:43 | Kosova
Dyshimet për shpërdorime gjatë pandemisë, Kuvendi i

Kuvendi i Kosovës ka votuar ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar pas akuzave të ngritura në ditët e fundit se është abuzuar dhe ka pasur shpërdorime me fondet e caktuara për të përballuar pandeminë e koronavirusit.

Ngritjen e këtij komisionin parlamentar e kërkoi Pardia Demokratike e Kosovës dhe kjo kërkesë mori votat e 74 deputetëve të pranishëm në sallë.

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha deklaroi se komisioni do të hetojë gjithçka që ka të bëjë me menaxhimin e pandemisë, nga ana e qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos