Rëndohet situata, 111 raste të reja me koronavirus në Serbi

Nga A2 CNN
2 Prill 2020, 18:00 | Ballkani
Rëndohet situata, 111 raste të reja me koronavirus në Serbi

Ministria e Shëndetësisë në Serbi bën me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 111 raste të reja me koronavirus në vend, duke e çuar në 1171 numrin e personave të infektuar me Covid-19.

Po ashtu rritje ka pësuar dhe numri i viktimave, i cili deri tani ka arritur në 31.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë testuar 637 persona të cilët dyshoheshin se ishin të prekur nga koronavirusi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos