Shkrimtarja e Harry Potter dhuron 1 mln paund për dy organizata bamirësie

Nga A2 CNN
2 Maj 2020, 19:00 | Showbiz
Shkrimtarja e Harry Potter dhuron 1 mln paund për dy organizata

Autorja e librave të magjistarit më të dashur në botë, JK. Rowling do të dhurojë 1 milionë paund për 2 organizata bamirësie, për të ndihmuar personat e goditur rëndë nga pandemia e koronavirusit.

Zonja Rowling tha se paratë do të ndaheshin në mënyrë të barabartë për shoqatën “Crisis” që ndihmon të pastrehët dhe “Refuge” që mbështet njerëzit që kanë pësuar dhunë në familje.

Përmes një postimi në Twitter ajo shkruan se “po mendon për njerëzit që ndodhen jashtë duke bërë punën e tyre për të mbrojtur mënyrën tonë të jetesës”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos